Site icon Telegrafi

Elon Musk shoqërohet nga nëna e tij, ish-modelja Maye Musk në tapetin e kuq të “Met Gala 2022”

Elon Musk solli një grua shumë të veçantë në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit 2022.

Sipërmarrësi 50-vjeçar eci në tapetin e “Met Gala 2022” me nënën e tij, ish-modelen Maye Musk, 74 vjeç, i veshur me një smoking klasik të zi me pallto dhe një papion të ngjashëm.

Maye u kujdes të kishte gjithashtu pamjen elegante me një fustan kadife nga “Dior” të gjatë deri në kyçin e këmbës, taka me rripa me shkëlqim, perla të gjata dhe një çantë ari.

Foto: Getty Images

Elon – i cili u shfaq në publik një javë pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë – ndau qëllimet e tij për platformën në Vogue Met Gala ‘livestream’.

Foto: Getty Images

“Duke supozuar se gjithçka bëhet, do të ishte ta bëni Twitter sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur,” tha Elon, duke shtuar se ai do të donte “të kishte pjesën tjetër të botës në Twitter dhe se ata ta shohin atë interesante, argëtuese dhe qesharake, dhe se kjo ua bën jetën më të mirë”.

Foto: Getty Images

Ndërsa, teksa folur për veshjen e tij për natën me temë “Gilded Glamour”, ai tha se po “ndiqte kodin e veshjes” me smokingun e tij klasik.
Maye Musk ka qenë një modele pune që kur ishte 15 vjeç në Afrikën e Jugut dhe vazhdon të jetë e kërkuar.

Foto: Getty Images

Në vitin 2010, ajo pozoi nudo në kopertinën e një numri shëndetësor të revistës “Time”, dhe në vitin 2011 ajo pozoi si një grua shtatzënë në moshë në kopertinën e “New York”.

Ndërkohë, djali i saj Elon është personi më i pasur në botë, “Forbes” vlerëson pasurinë e tij neto në rreth 245 miliardë dollarë.

Foto: Getty Images

Megjithatë, pjesa më e madhe e pasurisë së tij është e lidhur në aksionet e Tesla-s, prodhuesit të makinave elektrike që ai drejton.

Lexo po ashtu Kim Kardashian shndërrohet në bionde dhe shfaqet me veshjen e Marilyn Monroe në "Met Gala 2022" - humbi mbi shtatë kilogramë për t'u përshtatur në fustanin e ikonës së filmit

Javën e kaluar, Musk zbuloi se shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s pas marrëveshjes së tij për të blerë Twitter.

Foto: Getty Images
Exit mobile version