Site icon Telegrafi

Elon Musk shfaqet përsëri në Twitter, kthen vëmendjen te kriptovaluta Dogecoin

Dogecoin u rrit më shumë se 50 për qind pasi Elon Musk shkroi në Twitter për këtë kriptovalutë, dy ditë pasi ai tha se do të pushonte “për një kohë” nga Twitteri.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, kjo kriptovalutë është dyfishuar brenda 24-orëve.

Musk në Twitter shkroi se, “Dogecoin është kriptovaluta e popullit”, përcjell Telegrafi.

Nuk është hera e parë që shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX angazhohet në kësi kampanja në profilin e tij zyrtar në Twitter, duke publikuar për kompani specifike duke iu ndihmuar që çmimet e tyre të rriten.

Aktualisht kjo Dogecoin po tregtohet me rreth 0.50 dollarë, ndërsa vlera e tregut e kësaj valute është mbi 6 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version