Telegrafi

Elon Musk pezullon gazetarët e CNN dhe New York Times nga Twitter – përdoruesit ankohen për standarde të dyfishta

Pronari i Twitter, Elon Musk, ka pezulluar disa personalitete të spikatura të mediave nga platforma e tij gjatë së enjtes – një vendim ky i cili u kritikua shumë nga disa persona, por u duartrokit nga të tjerë.

Lista e gazetarëve të pezulluar përfshinë korrespodentin e CNN, Donie O’Sullivan, reporterin e teknologjisë nga New York Times, Ryan Mac, reporterin e Washington Post, Drew Harwell, gazetarin e The Intercept, Micah Lee, shkrimtarin e Mashable, Mat Binder, ish prezantuesin e MSNBC, Keith Olbermann, si dhe ish gazetarin e Vox, Aaron Rupar.

Gazetarët dyshohet se shkelën politikën e re të Twitter për të mos ndarë informacionin e vendndodhjes, të njohur si “doxxing” dhe u pezulluan për shtatë ditë, tha Musk.

Disa përdorues e mbështetën vendimin e Musk, duke vënë në dukje një standard të dukshëm të dyfishtë midis kritikëve të tij, raporton FOX, transmeton Telegrafi.

“Llogaritë e përfshira në doxxing marrin një pezullim të përkohshëm 7-ditor”, shkroi Musk.

Elon tutje shtoi: “Nëse dikush do të postonte vendndodhjen në kohë reale dhe adresat e reporterëve të New York Times, atëherë FBI-ja do të fillonte hetimet, do të kishte seanca dëgjimore në Capitol Hill dhe (Joe) Biden do të ishte duke bërë fjalime në lidhje me fundin e demokracisë”. /Telegrafi/