Telegrafi

Elon Musk për shkuarjen në planetin Mars: Mund të mos kthehesh i gjallë

Mund të mos ketë promovues më të madh të idesë që njerëzimi duhet të shkojë në planetin Mars, se sa Elon Musk.

Por ky i fundit doli në medie edhe një herë për ta pranuar, megjithëse jo për herë të parë, të vërtetën në lidhje me ëndrrën e tij që “një pjesë e konsiderueshme e njerëzve me gjasë mund të vdesin”, gjatë procesit.

Musk i bëri këto komente gjatë një interviste me themeluesin e XPrize, Peter Diamandis javën e kaluar, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Është e pakëndshme. Është një udhëtim i gjatë, mund të mos kthehesh i gjallë”, u shpreh ai.

“Ne nuk do ta detyrojmë askënd të shkojë atje”, shtoi Musk.

“Do të jetë vetëm me vullnetarë”, deklaroi ai.

Musk ka folur për ambiciet e tij ndërplanetare për dy dekada: misioni i tij themelues – dhe deri më tani mjaft i suksesshëm – kompania e raketave SpaceX do të krijonte përfundimisht teknologjinë e nevojshme për të transferuar njerëzit nga Toka në Mars dhe anasjelltas. /Telegrafi/