Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të takohet të hënën me Elon Musk, pasi ky i fundit vazhdon të përballet me një stuhi kritikash për miratimin e tij publik të një teorie konspirative antisemitike në platformën e tij të mediave, X.
Mediat raportojnë se Musk mbërriti në Tel Aviv të hënën.
Miliarderi amerikan fillimisht iu bashkua për vizitë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në zonën ku Hamasi kreu sulmin e 7 tetorit.
Madje në një bisedë telefonike mes tyre, Musk thuhet se ra dakord me kryeministrin Netanyahu, se Izraeli duhet të shkatërrojë Hamasin.
“Nëse (e gjithë kjo) ndodh, mendoj se do të jetë një e ardhme e mirë”, citohet të ketë thënë Musk.
Në takimin e planifikuar mes Musk dhe presidentit Herzog, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve.
Dhe në atë takim presidenti do të theksojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje.
Vizita e Musk në Izrael vjen më shumë se një javë pasi ai ra dakord me pretendimin se komuniteti hebraik promovon “urrejtjen kundër të bardhëve”. /Telegrafi/