Telegrafi

Elon Musk kundërshton bllokimin e coronavirusit, rihap fabrikën e Tesla-s në Kalifornia

Elon Musk raportohet se ka rihapur fabrikën Tesla në kundërshtim me kufizimet e bllokimit të coronavirusit në Kaliforni, dy ditë pasi kompania paditi autoritetet lokale për mbylljen e objektit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësit janë parë tek ndërtesa e Teslas-s në Fremont, të hënën para lindjes së diellit.

Raportohet se kompania ngriti një proces gjyqësor kundër regjionit Alamada të shtunën pasi uzina e Fremont u mbyllë në mes të bllokimit mbarëkombëtar më 23 mars.

Musk ditë më parë njoftoi në Twitter se do të zhvendoste selinë e automjeteve në një shtet tjetër. /Telegrafi/