Lajmi për rritjen e çmimit të aksioneve të Tesla-s në indeksin S&P 500 bëri që Elon Musk të ngritej edhe më lart në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Që nga e marta, kur aksionet e prodhuesit të automobilave elektrikë u ngritën me 12%, pasuria e Musk u rrit me 11.8 miliardë dollarë për të arritur 114 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg., transmeton Telegrafi.
Ai tani ka eklipsuar themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg për të marrë vendin e tretë në renditjen globale të pasurisë, njoftoi Bloomberg.
Tesla ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë – përpara Toyota, Volkswagen dhe General Motors – pavarësisht se bën vetëm një pjesë të numrit të automjeteve.
Telsa pret të dorëzojë deri në 500,000 automjete këtë vit, krahasuar me prodhimin vjetor të Toyota prej rreth 10 milionë. /Telegrafi/