Me kërkesë të Ukrainës, SpaceX ndërmori shpejt veprime për të ndihmuar këtë vend të qëndrojë i kyçur në internet gjatë agresionit të Rusisë.
Në fund të shkurtit, SpaceX dërgoi grupin e parë të terminaleve të përdoruesve të Starlink për të ndihmuar vendin në mes ndërprerjeve të shumta.
Por kompania e Elon Musk nuk ka përfunduar me kaq, përcjell Telegrafi.
Ai ka dërguar edhe grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë.
Përveç vetë terminaleve të përdoruesve, SpaceX dërgoi gjithashtu zgjidhje energjie për të ndihmuar në mbajtjen e terminaleve online gjatë ndërprerjeve të energjisë. /Telegrafi/