Telegrafi

ELNOR sjell dizajn dhe cilësi në panairin e ndërtimit Swiss Bau në Zvicër 

Panairi prestigjioz i ndërtimit “Swiss Bau,” i cili njihet si ngjarje kryesore për inovacionet në sektorin e ndërtimit në Evropë, ka hapur dyert për vizitorë nga e gjithë bota nga data 16 deri më 19 Janar 2024.  

ELNOR, një emër i njohur në industrinë e përpunimit të drurit, me një trashëgimi që i afrohet shekullit, krenohet të jetë pjesë e këtij spektri të gjerë të profesionistëve dhe të prezantojë produktet e saj të larta në Basel edhe këtë vit. 

Koleksioni i ri i ELNOR, i cili përfshin dyer, karrige dhe tavolina, është një shembull briliant i zotësisë në punimin e drurit. Produktet e ELNOR dallohen për dizajnin e tyre bashkëkohor dhe elegancën e përjetshme, që synojnë të plotësojnë dhe të tejkalojnë pritjet e klientëve. 

ELNOR u nderua me një vizitë të veçantë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të cilët përshëndetën pjesëmarrjen e kompanisë në këtë podium ndërkombëtar të drurit në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe të ekonomisë lokale.  

Vizitorët e panairit “Swiss Bau” janë të mirëpritur të vizitojnë Hall: 1.1 – shtandi numër A90, për të eksploruar këtë gamë të jashtëzakonshme të produkteve dhe për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit. 

Kjo prezencë në “Swiss Bau” jo vetëm që thekson qëndrueshmërinë dhe traditën e pasur të ELNOR-it në industrinë e përpunimit të drurit, por gjithashtu konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për të arritur standardet më të larta të cilësisë dhe dizajnit.