Mohamed Elneny ka refuzuar një ofertë nga Leicester City.
Mesfushori i Arsenalit nuk do të dorëzohet dhe po mundohet që të tregojë vlerat para trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.
“The Sun” raporton se ish-kampioni i Ligës Premier ka ofruar 13 milionë euro për ish mesfushorin e Baselit.
Eleneny ka dështuar të sigurojë vendin e titullarit në Emirates Stadium, por është i lumtur të qëndrojë si rezervist dhe të luftojë për një vend te Arsenali.
Theksojmë se reprezentuesi egjiptian për londinezët ka pasur 24 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/