Site icon Telegrafi

Elliott lëshon një mesazh pas lëndimit horror që pësoi ndaj Leeds Unitedit

Harvey Elliott ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pasi pësoi një thyerje të këmbës kundër Leeds United.

Talenti 18-vjeçar mbeti i shtrirë në fushë gjatë pjesës së dytë në takimin që The Reds e fituan 3-0, pas një sfide nga Pascal Struijk, i cili mori një karton të kuq direkt.

Lexo po ashtu Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit - duket se sezoni për të ka përfunduar

Jurgen Klopp ishte i zemëruar me ndërhyrjen pasi shokët e skuadrës së Elliott dukeshin të shqetësuar, përfshirë Mohamed Salahun.

Mesfushori i ri që atëherë ka reaguar ndaj dëmtimit të tmerrshëm, duke shkuar në mediat sociale se ai është në gjendje të mirë dhe ka falënderuar për mesazhet e pranuara.

Lexo po ashtu Një Jurgen Klopp me zemër të thyer reagon emocionalisht ndaj lëndimit të Harvey Elliott, derisa tregon për gjendjen e lojtarit

Në Instagram, ai shkroi: “Faleminderit për mesazhet djema! Rruga drejt shërimit. YNWA”.

Nuk dihet se sa do të mungojë Elliott, por që mund të ketë mbyllur edicionin para kohe. /Telegrafi/

Exit mobile version