Telegrafi

Elkos Group ndihmon me pako ushqimore 600 familje në Mitrovicë

Pas situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë së Coronavirusit, kompania Elkos Group ka dhuruar një donacion në vlerë prej 8 mijë euro për Komunën e Mitrovicës, për t’i ndihmuar me pako ushqimore familjet me asistencë sociale.

Me rastin e shpërndarjes së pakove ishte i pranishëm edhe kryetari Agim Bahtiri, drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi dhe menaxheri i Elkos Group-it në Mitrovicë, Valon Peci.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar kompaninë për dhurimin e këtij donacioni, i cili do të ndihmoj që sadopak familjeve me asistencë sociale të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë.

Ndihma e këtij donatori përfshinë 600 thasë miell (25kg), 1,200 litra qumësht dhe 1,200 litra lëngje. /Telegrafi/