Rrjeti kosovar ‘Elkos group Etc’, i biznesmenit Ramiz Kelmendi, me shtrirje edhe në Maqedoni është ofruar të mbështes familjet që pësuan me viktima dhe dëme mareriale nga përmbytjet e mëdha që ndodhën mbrëmë në rajonet e Shkupit.
“Mbështetja dhe ndihmat për këto familje do të realizohen dhe shpërndahen në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, respektivisht ambasadorin tonë atje z.Ylber Hysa”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga kjo kompani, transmeton Telegrafi.
‘Elkos group-Etc’ bëhet kështu kompania e parë që nis këtë iniciativë për të dëmtuarit në Maqedoni.
Ndryshe përmbytjet e mbrëmshme në rajonin e Shkupit rezultuan me rreth 20 persona të vdekur, 4 të zhdukur dhe rreth 1000 të zhvendosur. /Telegrafi/