Site icon Telegrafi

‘ELKOS GROUP – ETC’, mbështet të dëmtuarit në Tetovë

Kërkesës së ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, për mbështetje të të dëmtuarve pas vërshimeve në Tetovë, i është përgjigjur edhe kompania e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Pesëmijë euro është shifra fillestare që e kësaj kompanie, drejtuar popullatës së Tetovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, vet presidenti i kompanisë, Ramiz Kelmendi.

“Pesëmijë euro është shuma si kontribut fillestare. Ne i jemi përgjigjur apelit të ambasadorit të shtetit tonë, Ylber Hysa, ndërsa stafi dhe familja Elkos solidarizohen me të dëmtuarit atje. Dua të cek, se bashkë me ne edhe firma ‘Aldex Qeramika’ ka nisur një shumë fillestare në vlerë prej njëmijë eurove”, ka deklaruar Kelmendi. “Po shqyrtojmë mundësitë bashkë me pronarët e ‘Aldex’-it, që kësaj nisme t’i bashkohen edhe biznese të tjera”. /Telegrafi/

Exit mobile version