Site icon Telegrafi

“Elkos Group dhe Etc” solidarizohen me të prekurit nga vërshimet, i mbështesin me 500 pako ushqimore

Afaristi i njohur, pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se kompania e tij u ka dalë në ndihmë të dëmtuarve në Skënderaj, Klinë dhe Mitrovicë.

Kelmendi thotë se ‘Elkos Group dhe Etc’ kanë mbështetur me 500 pako ushqimore të dëmtuarit nga këto komuna.

“Në përgjigje dhe solidarizim të situatës me të prekurit nga vërshimet, ‘Elkos Group dhe Etc’ kanë mbështetur me 500 pako ushqimore të dëmtuarit nga vërshimet në Skënderaj, Klinë dhe Mitrovicë!”, ka njoftuar Kelmendi.

Sipas tij kjo mbështetje vjen me vullnet e gatishmëri, pavarësisht se vet kompania ka pësuar dëme nga katastrofa natyrore

“Mbështetja vie me vullnet dhe gatishmëri edhe pse vet kompania ka pësuar dëme nga katastrofa natyrore!”, ka përfunduar afaristi.

Lexo po ashtu Hamza: Vërshimet shkaktuan situatë të rëndë në Mitrovicë, që nuk mbahet në mend

Në nevojë për ndihmë janë shumë qytetarë të Kosovës që nga 19 janari, kur disa zona të vendit u përfshinë nga vërshimet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Disa nga komunat më të prekura janë: Skenderaj, Mitrovica e Jugut, Istogu dhe Klina./Telegrafi/

Në përgjigje dhe solidarizim të situatës me të prekurit nga vërshimet, ‘Elkos Group dhe Etc’ kanë mbështetur me 500 pako…

Posted by Ramiz Kelmendi on Monday, January 23, 2023

Exit mobile version