Presidenti i Exor, John Elkann, ish drejtues i Juventusit dhe pjesën e familjes Agnelli, ka thënë se Interi gjithmonë pas humbjeve bëhet si i lënduar edhe pse kjo është dashur tu bëhet zakon.
Pas fitores së Juventusit në Derby d’Italia në natën e së dielës, nuk kanë fund polemikat për vendimet e gjyqtarit Nicola Rizzoli.
Tifozët e Interit janë duke planifikuar një protestë për ndeshjen e ardhshme.
“Është mbresëlënës fakti që Interi akoma nuk ka mësuar të humbasë, duhet të ishte kthyer në një zakon tashmë”.
“Unë isha në Juventus Stadium, ishte një lojë e mirë, pozitive edhe për Interin. Më vjen keq që ata ndjejnë nevojën për të krijuar polemika pas një loje ku Juve meritoi fitore duke luajtur mirë”.
“Besoj se është e rëndësishme të kuptohet mirë ajo që ndodh në fushën e lojës, por duhet njohur edhe elementi i sportivitetit”, ka thënë Elkann në 150 vjetorin e gazetës La Stampa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hssjtJWik1E