Aktorja britanike, Elizabeth Hurley ka mohuar pretendimet e shumta në të cilat thuhej se ishte gruaja e parë me të cilën kishte fjetur Princi Harry.
E ftuar së fundmi në emisionin “Watch What Happens Live”, ajo iu përgjigj pyetjes misterioze nëse ishte ajo gruaja që kishte fjetur Princi Harry për herë të parë.
Megjithatë, ajo ka mohuar këto thashetheme, madje i quajti pretendimet si qesharake dhe absurde.
#PrinceHarry Elizabeth Hurley reacts to theories she took Prince Harry’s virginity
The Duke of Sussex reflected on what he referred to as a “quick romp” with an older woman in his memoir, “Spare,” which hit shelves in January 2023.https://t.co/cN7qBHreQW pic.twitter.com/dwmyRDP7Mi— Brightly (@BrightlyAgain) April 4, 2024
Pretendimet erdhën pasi, Princi Harry kishte deklaruar vite më parë se kishte humbur virgjërinë me një grua më të vjetër se ai.
Kjo ka nxitur reagimet se mund të ketë qenë aktorja Hurley.
Megjithatë, kjo e fundit ka thënë se nuk e ka takuar Princin Harry asnjëherë. /Telegrafi/