Telegrafi

Eliza për filmin ‘Shok’: Ju fituat zemrat e të gjithëve (Foto)

Vjen edhe reagimi i parë pas Oscarit.

Megjithëse, filmi i parë shqiptar që u nominua nga akademia amerikane të filmit, ‘Shok’, nuk u shpërblye me Oscar, Eliza Dushku ka thënë se ky film ka ndriçuar historinë shqiptare anembanë botës.

“Ju fituat zemrat dhe me guxim shndritët historinë shqiptare/kosovare anembanë botës”, ka shkruar Eliza në Twitter, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku ishte i nominuar filmi ‘Shok’, ka fituar filmi Stutterer.

Kjo ishte hera e parë që një film shqiptar të jetë nominuar nga akademia amerikane e filmit dhe ky mbetet suksesi më i madh deri tani i kinematografisë shqiptare. /Telegrafi/