Telegrafi

Eliza Hoxha vjen ‘magjike’ me këngë dedikuar vendit (Video)

Këngëtarja Eliza Hoxha së fundmi është prezantuar në festivalin ‘Kënga Magjike” pas katër viteve mungesë.

Ndonëse ka pak kohë nga projekti i saj i fundit “Ecjen ti vazhdo”, i cili u realizua për qëllime sensibilizuese, ajo përsëri arriti të befasojë fansat me këngën e saj më të re, të prezantuar  mbrëmë (e dielë) në fazën e parë të konkurrimit tek “E diela Shqiptare”.

Lexo po ashtu “Forcë dhe kurajë, ti mund t’ia dalësh”, mesazhi i fuqishëm i figurave publike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

“Vendi im” titullohet balada me të cilën ajo ka vendosur të konkurrojë këtë vit, gjersa për këngën është kudjesur kompozitori Florent Boshnjaku dhe tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.

Me një look të përsosur, dhe të realizuar deri në detaje, Eliza arriti të shfaqte më së miri elegancën e saj në pamje dhe të kënduar, duke i dhënë performancës së saj një shije ‘magjike’. /Telegrafi/