Telegrafi

Eliza Hoxha vjen e veçantë në klipin e ri “Peng”

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, iu rikthye konkurrimit në festival pas një kohe relativisht të gjatë, duke u prezantuar në festivalin e Këngës në RTSh, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

“Peng” mbante titullin kënga e saj, e cila ishte një baladë e realizuar me muzikë dhe tekst nga vet ajo.

Ndërkohë orkestrimi i është besuar kompozitorit të mirënjohur nga Shqipëria, Adi Hila.

Eliza Hoxha me shumë stil në klipin e ri “Peng” (Foto: Eliza Hoxha/YouTube)

Së fundmi, ajo vendosi që këtë këngë ta vizualizojë edhe me një klip tejet të veçantë, i sjell një atmosferë të bukur dimërore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Regjisor i klipit është Blerdi Malushi, teksa në klip, Eliza ka sjell një performancë mjaft interesante, duke u shfaqur plot stil në dëborë.

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Interpretimi i saj i jep edhe më shumë hijeshi kësaj videoje muzikore, e cila tashmë gjendet edhe në kanalin YouTube.

Eliza përndryshe është shumë e angazhuar në profesionin e saj si arkitekte, por që asnjëherë anash nuk e lë as muzikën. /Telegrafi/