Telegrafi

Eliza Hoxha ‘shpërthen’ me kritika kundrejt drejtorit të kulturës në komunën e Mitrovicës

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha, e cila njëherit me profesion është arkitekte ka shprehur haptazi përmes rrjeteve sociale qëndrimin e saj të kundërt me deklaratën e fundit të drejtorit të Kulturës në komunën e Mitrovicës, Fidan Ademit.

Sipas saj, propozimi për të rrënuar objektin, i cili deri më tani është përdorur për qëllime dhe aktivitete të ndryshme kulturore, është i cekët, aq më tepër për ta shndërruar në një parking të thjeshtë.

Lexo po ashtu Kështu ligjëron para studentëve Eliza Hoxha (Foto)

Ajo ia ka bërë me dije se objekti për të cilin po pretendohet të rrënohet nuk është një objekt dosido, por një vend i prekur nga historia, dhe në të cilin janë shfrytëzuar disa hapsira për improvizimin e një muzeu, shoqatës së familjarëve të të zhdukurve dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë.

Për më shumë mund të ndiqni reagimin e plotë të saj, të publikuar në rrjetin social “Facebook”. /Telegrafi/