Eliza Hoxha nga publiku njihet për zërin e saj e po ashtu profesionin si arkitekte.
Por publiku shumë pak di për një tjetër pasion të saj, fotografinë.
Dashuria e Elizës për fotografinë daton vite e dekada më parë madje ka shkrepur shumë të tilla edhe për emra të njohur të skenës.
Në profilin e saj në facebook, Hoxha ka publikuar një fotografi të vitit 1996 ku shihen këngëtarja e njohur Edona Llaloshi e aktori Donat Qosja. Foto e realizuar nga Eliza atë kohë është përdorur për një ballinë reviste.
Mbrëmë artistja ka publikuar një imazh nga viti 2000, ku shihet prezantuesja Liberta Spahiu ku ka pozuar për Elizën.
Edhe aktorja Yllka Gashi ka një kujtim nga shkolla e mesme në aparatin e Eliza Hoxhës.
Eliza, nuk ka fotografuar vetëm fytyra publike. Ka dhe shumë imazhe të tjera të cilat i ka realizuar në vende e ngjarje të ndryshme. Një ndër to është e vitit 1999 ku shihen dy fëmijë nga Kosova në kampin e refugjatëve në Maqedoni. /Prive/Telegrafi/