Site icon Telegrafi

Eliza Hoxha e irrituar nga profilet false që hapen në emër të saj: Nuk e di si humbasin kohë njerëzit, sëmundje serioze kjo gjë

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha, po përballet me një problem së fundmi që rëndom i shoqëron shumë prej fytyrave publike.

Dikush ka hapur një llogari false me emrin e saj në rrjetin social Instagram, duke grumbulluar një numër të konsiderueshëm ndjekësit.

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Hoxha ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj të vërtetë, duke ua bërë të ditur fansave që nuk është ajo personi, që mirëmban llogarinë tjetër, pra atë falsen.

Ajo madje e quan si një problem serioz mënyrën se si njerëzit gjejnë kohë, që të shtiren vazhdimisht si dikush që nuk janë.

Foto: SC/Eliza Hoxha/Instagram

“Profil fallco… Nuk më hyn në kokë qysh munden njerëzit me hargju kohë duke pretendu me qenë dikush tjetër. Sëmundje serioze kjo gjë”, ka shkruar këngëtarja Eliza Hoxha në mbishkrimin e fotografisë.

Ndonëse e lidhur shumë me këngën, këtë vit ajo pati debutimin e parë në politikë, duke u bërë një kandidatet për debutete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet e fundit të parakohshme që u mbajtën në vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version