Derisa sot u bë publik aderimi i saj zyrtar në Partinë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka njoftuar se aktivizimi i saj publik tash e tutje do të shkojë në shkallë tjetër, në atë politik e vendimmarrës.
Ajo pohon të ketë pasur edhe ftesa tjera politike, por që sipas saj Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar vazhdimisht hapësirë për angazhim dhe kontribut.
“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizimi im publik shkon ne një shkalle tjetër te aktivizimit edhe politik e vendimmarrës për qytetin dhe vendin. Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme – PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka krijua hapësire për angazhim dhe kontribut. Mendoj qe tani ka një moment tjetër për Prishtinën, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjerët”, ka shkruar ajo në rrjetin social facebook.
Ndryshe, Eliza Hoxha, e cila ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, është emër i njohur edhe në fushën e artit, ndërsa paraqitjet e saj në debatet për zhvillimin e Prishtinës kanë qenë të shpeshta./KP/