Kosova pritet që shumë shpejt të marrë rekomandimin për liberalizmin e vizave, pasi që nesër Komisioni Evropian do t’i japë dritën e gjelbër këtij procesi të gjatë.
E për ti ndihmuar këtij procesi është angazhuar edhe aktorja e famshme e Hollywood-it Eliza Dushku e cila ka publikuar një peticion online në Facebook, në të cilin mund të bëhet votimi se : Cili nga vendet e mëposhtme duhet të marrë liberalizimin e vizave për të hyrë në zonën Shengen?, transmeton Indeksonline.
Në këtë listë ekziston mundësia e votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, e këtë përkrahje e ka dhënë edhe aktorja kështu duke thënë “Votoni Kosovën”, mënyrë kjo shumë e mirë për të ndihmuar edhe më shumë liberalizimin e vizave për zonën Shengen.