Telegrafi

Eliza Dushku kryen obligimin e saj si qytetare: Votova për Joe Biden sepse e çmoj demokracinë tonë

Foto: Eliza Dushku/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, njoftoi të enjten se e ka kryer obligimin e saj si qytetare.

Ajo ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, teksa ka treguar haptazi edhe kandidatin së cilit ia dha votën.

Në një video të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Eliza u shfaq shumë e lumtur në veturë me bashkëshortin e saj, pak pasi kishte kryer votimin përmes procedurave paraprake që janë të mundësuara deri ditën para zgjedhjeve, më 3 nëntor.

“Përshëndetje, unë votova! Unë votova për Joe Biden dhe Kamala Harris sepse e çmoj demokracinë tonë dhe kujdesin për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe tuaj, për planet, për shëndetin, për të gjitha”, shkroi aktorja me prejardhje shqiptare në Instagram.

Obligimi ne saj si qytetare e Amerikës e përfundoi javë më parë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Lexo po ashtu Bleona Qereti iu bashkohet në Amerikë shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku tregoi se kishte shkuar me bluzë transparente në votim.

Ndryshe nga Eliza, Rexha nuk e ka deklaruar votën e saj duke e mbajtur të fshehtë rreshtimin e saj partiak. /Telegrafi/