Telegrafi

Eliza Dushku injoron inaugurimin e Trumpit, uron fat të mbarë për familjen Obama (Foto)

Aktorja e mirënjohur shqiptare Eliza Dushku, e cila tash e disa vite jeton në SHBA, mesa duket e ka ndjekur me vëmendje sot (e premte) inaugurimin e presidentit të ri në’ Shtëpinë e Bardhë’.

Por, mesa duket nuk ka qenë akomodimi i presidentit Donald Trump në shtëpi fokusi kryesor për aktoren, pasi ajo më shumë është emocionuar kur ka parë familjen e presidentit në largim Barack Obama që të largohet.

Lexo po ashtu Shikoni dallimin: Kur betohej Obama dhe kur betohej Trump (Foto/Video)

Dushku ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka shfaqur ish-presidentin Obama duke përshëndetur njerëzit para se të aterojë.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar disa fjalë në hashtag përmes së cilave iu ka uruar çdo të mirë familjes Obama: “Respekte Obama dhe Mishel, Zoti iu bekoftë gjithësecilit”, shkruan Eliza përbri fotografisë. /Telegrafi/