Site icon Telegrafi

Eliza Dushku dhe e gjithë salla bëjnë shqiponjën në mbështetje të “Shok”

Eliza Dushku ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për të mbështetur triumfin e filmit “Shok” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare ka përshëndetur nga Clevelandi, ndërsa të gjithë të pranishmit në kinema kanë formuar shqiponjën me duar.

“Shqiponjat fluturojnë. Kosovë, Shqipëri. Shok. Ju tashmë jeni fitues…”, shkruan mes tjerash në postim.

Filmi shok konkurron në kategorinë Filmi i shkurtër (live action), ndërsa si konkurrentë ka këta filma: “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut)” dhe “Stutterer”. /Telegrafi/

#Cleveland for @Shok_Short_Film #Oscars #Albanian #Shok #Eagles flying!! @Kosovo #Albania #film #love #respect #support #solidarity #YouAlreadyWon #shqiptar #ThisIsCle #OH ?????

Posted by Eliza Dushku on Sunday, 28 February 2016

Exit mobile version