Telegrafi

Elita zgjohet në mëngjes me buqetë lulesh nga Gjiko: E dua kur më bën befasi pa ndonjë arsye

Foto: Elita Rudi/Instagram

Çifti i njohur i estradës shqiptare, Gjiko dhe Elita Rudi, janë shumë të komentuar në media.

Ata janë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, ka qenë Elita ajo e cila ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shihet me një buqetë lulesh që ajo e ka pranuar si dhuratë që në mëngjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e saj, prezantuesja e njohur shkruan se ndjehet e lumtur kur befasohet në një formë të tillë pa arsye, në një ditë krejt të zakonshme.

Foto: Elita Rudi/InstaStory

“E dua kur ai më sjell lule pa arsye”, ka shkruar Rudi në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Çifti përndryshe kanë kurorëzuar prej dy vitesh dashurinë e tyre me martesë dhe janë prindër të një djali të quajtur Zëri. /Telegrafi/