Site icon Telegrafi

Elita Rudi zbulon se 10 muaj pas lindjes ka humbur 20 kilogramë

Foto: Elita Rudi/Instagram

Prezantuesja dhe blogerja e njohur, Elita Rudi, tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar ditët e saj të zakonshme.

Elita ka arritur që një vetëm pak muaj pas lindjes të ketë një rezultat humbjeje të peshës për lakmi.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Kjo pasi në vetëm 10 muaj pasi solli në jetë vajzën Bota, Rudi-Gjikolli ka humbur rreth 20 kilogramë, duke u kthyer në peshën e saj ideale të trupit.

Lexo po ashtu Deklaroi se kishte takuar ish-të dashurën e Gjikos, Elita Rudi: Çfarë të bëjmë, në vend të vogël jetojmë dhe na bjen të takohemi

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet mbi peshore teksa tregon rezultatin e arritur.

Foto: Elita Rudi/InstaStory

Peshorja e saj shënon numrin 60, që tregon peshën e saj të tanishme, teksa ajo vet ka shkruar në mbishkrimin e videos: “- 20 kilogramë, 10 muaj pas lindjes”.

Elita ka treguar edhe më parë në rrjetet sociale se dobësimi i saj vjen si pasojë e kujdesit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër. /Telegrafi/

Foto: Elita Rudi/Instagram
Exit mobile version