Dy ditë më parë, prezantuesja e njohur Elita Rudi është bërë nënë edhe një herë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, e pagëzuan me emrin Bota.
Elita lindi në Spitalin Amerikan në Prishtinë përmes një prerje cezariane, teksa gjithçka shkoi mirë dhe prezantuesja me vajzën e saj gëzojnë shëndet të plotë.
Me të arritur në shtëpi, ambienti ishte dekoruar enkas për mbërritjen e Elitës me anëtaren më të re të shtëpisë.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Rudi ka zbuluar befasinë që priti me të mbërritur në shtëpi pas lindjes.
Tullumbacet e shumta, arushët prej pelushi e tortët e zbukuruara ishin detajet e bëra enkas, për t’i uruar një mirëseardhje sa më të ngrohtë anëtares më të re të familjes Gjikolli.
Gjiko dhe Elita janë po ashti prindër të një djali më dy vjeçar, të quajtur Zëri. /Telegrafi/