Prezantuesja e njohur Elita Rudi, gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Elite Show”, i cili transmetohet çdo të diele në TV Dukagjini.
Ajo është shumë e pëlqyer për qëndrimin e saj në skenë, ndërsa tash e një kohë është në lidhje edhe me reperin Gjiko.
Elita është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet si gjithnjë elegante e veshur në një fustan gri, gjersa vërehet dukshëm barku i saj paksa më i fryrë.
Ngase e ka tepruar pak me ushqimin, ngase edhe vet ajo në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar në mënyrë ironike, që “një stomak pak më i vogël nuk e vret askënd”.
Megjithatë, linjat e saj vazhdojnë të mbesin seksi dhe Elita nuk e ka humbur aspak sharmin e saj. /Telegrafi/