Është një prej moderatoreve më të suksesshme dhe më të dashura të ekraneve shqiptare.
Dhe Elita Rudi e dëshmon që gjithashtu është një femër me shumë shije kur është në pyetje stili i veshjes.
Plot stil dhe elegancë, prezantuesja gjakovare është shfaqur edhe në një fotosesion që ka realizuar së fundi me fotografin, Taulant Boshnjaku.
E veshur me një kostum elegant ngjyrë bezhë që përbëhej nga xhaketa, pantallonat dhe një pallto e gjatë, Elita përshtati pamjen me çantë, sandale me ngjyrë të kaltër dhe syze dielli.
Me makijazh të theksuar me nuanca ‘nude’ dhe flokët e gjata dhe të drejta lëshuar mbi supe, Elita dukej në formë të mrekullueshme.
Nuk munguan as komente dhe mijëra pëlqim sipër imazheve që ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 900 mijë persona.
Ndryshe, kujtojmë që moderatorja prej vitesh është e martuar me reperin e njohur nga Peja, Gjiko, çifti janë prindër të dy fëmijëve, Zëri dhe Bota. /Telegrafi/