Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, ka qenë së fundmi e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Mes shumë të pathënave, ajo rrëfeu edhe për takimin e parë me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.
Elita tha se takimi i tyre i parë kishte ndodhur në vitin 2016, kur ajo shkoi për ta intervistuar atë në prapaskenat e një koncerti.
Ajo madje theksoi se takimi i parë mes tyre kishte zgjatur plot tetë orë!
“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja ‘Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetëm 8 orë bashkë”, ka thënë Elita.
Prezantuesja gjithashtu i befasoi të gjithë kur tregoi se dhurata e parë për të nga Gjiko ishte një ngjyrë e flokëve, me dëshirën e tij që ajo të kthehej në brunem, sepse nuk i pëlqente kur ishte bionde.
Tani ata janë prindër të një djali të quajtur Zëri, ndërsa janë në pritje edhe të një vajze që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. /Telegrafi/