Moderatorja e njohur Elita Rudi, pritet që së shpejti të bëhet nënë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të bëhen prindër për herë të parë.
Elita është duke i shijuar në maksimum muajt e fundit të shtatzënisë, teksa së fundmi ka realizuar një fotosesion të veçantë.
Elita ka vendosur që në fotografitë e reja të tregojë komplet barkun e rrumbullakosur, ndërsa ka pozuar me bikini në një prej imazheve.
Në fotografi, prezantuesja shfaqet mbi një fole, ndërsa mban duart në barkun e saj, duke marrë pamjen e një nënë që po pret fëmijën e saj.
Këto fotografi, Elita ia ka besuar fotografit të njohur, Norik Uka.
Përndryshe, ajo dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar, në një dasmë të madhe me plot të ftuar në Prishtinë. /Telegrafi/