Telegrafi

Elita Rudi me reagim emocional, teksa mban Gjikon në prehër (Foto)

Elita Rudi ka reaguar në mënyrë tejet emocionale pas aksidentit të të dashurit të saj, Gjikos.

Reperi Gjiko ishte ai që u aksidentua së fundmi në tunelin e Kalimashti me veturën e tij.

Në këtë aksident prezente nuk ishte Elita Rudi, por ajo ju gëzua tej mase faktit që i dashuri i saj shpëtoi pa lëndime të rënda dhe është në gjendje stabile.

“I biri i preferuar i Zotit dhe dashuria ime pa kushte. Të faleminderit zot. Qëndro gjithmonë pranë meje”, ka shkruar Elita në postimin e saj ku Gjiko shfaqet në prehrin e saj.

Ky është reagimi i parë i Elitës pas aksidentit që ka bërë xhiron e të gjitha mediave dhe ka shqetësuar adhuruesit e reperit.

Vet Gjiko pritet të vazhdojë turneun e tij me koncerte sonte mbrëma. /Telegrafi/