Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi dhe për këtë ka zgjedhur bregdetin e jugut.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet mjaft atraktive gjatë pushimeve, teksa vë në pah linjat trupore.
E veshur me një palë bikini të bardha dhe një këmishë me kapele rozë, Elita dukej mjaft në formë të mirë.
Pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për rikthimin e linjave të trupit pas lindjes.
Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë në mars të këtij viti, gjersa në vetëm pak muaj, prezantuesja ka arritur të rikthejë trupin e saj në top formë.
Çifti janë prindër të një djali dhe një vajze, të cilët i kanë pagëzuar me emrat Zëri dhe Bota. /Telegrafi/