Elita Rudi është ndër prezantueset më të dashura, pasi edhe përçon energji pozitive.
Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke i ofruar fansave informacione nga jeta e saj personale e profesionale.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur me bikini, ndërsa mbi to mbante një shami shumë-ngjyrëshe.
Flokët i ka lënë të lira mbi supe, ndërsa mbi dukjes së saj natyrale ka vendosur të mbajë një palë syze të zeza.
Por, ajo çka ka tërhequr vëmendjen e fansave është barku i saj i fryrë, të cilët menjëherë kanë filluar me aludimet se ajo është shtatzënë.
Pas komenteve të kësaj natyre, Elita nuk ka vendosur të prononcohet nëse kjo gjë është e vërtetë.
Sidoqoftë, ajo dhe reperi Gjiko tashmë ndajnë një fëmijë, emri i të cilit është Zëri. /Telegrafi/