Telegrafi

Elita Rudi përshëndetet me Tribunën, së shpejti sjellë mega projekt (Foto)

Prezantuesja seksi, Elita Rudi, i ka dhënë fund angazhimit të saj në Tribuna Channel.

Bukuroshja që prodhoi emisionin “EliteZone” në Tribuna Channel arriti sukses të madh në këtë periudhë duke nxitur shikueshmëri të madhe, shkruan Telegrafi.

Sidoqoftë, ajo tash me emocione të përziera thotë se i ka dhënë fund aventurës në Tribuna Channel për të nisur një sfidë të re në prill.

Lexo po ashtu S'ka më dyshime, Elita shkon në Pejë për ditëlindjen e Gjikos (Foto)

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se Elita Rudi do të jetë pjesë e një projekti gjigant të një prej platformave më të fuqishme mediatike shqiptare, duke synuar realizimin e një shou të madh të përmasave ndërkombëtare me qendër shoubizin shqiptar.

Mbetet të shihet a do t’ia dalë bukuroshja ambicioze me linjat bombastike trupore që të bëjë goditjen e radhës, gjë për të cilën nuk do të befasoheshim aspak. /Telegrafi/