Telegrafi

Elita Rudi në koncertet e Gjikos për t’i dhënë mbështetje (Video)

Bukuroshja Elita Rudi tash e një kohë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave, jo vetëm për paraqitjen si moderatore, por edhe për jetën e saj private.

Lidhja me reperin Gjiko është komentuar shumë, dhe vazhdon të zgjojë ende kureshtje tek fansat e dyshes.

Javë më parë ata ishin së bashku me pushime në Santorini, ndërsa duket se vazhdimisht nuk po i ndahen më njëri-tjetrit.

Këtë e vërteton edhe një video e publikuar së fundmi nga Elita në InstaStory, ku shfaqet teksa kërcen në një club nate, në një nga momentet kur po performonte Gjiko.

Ajo dukej shumë e entuziazmuar, teksa këndonte i dashuri i saj, dhe dukej se qëndronte prapa tij, për t’i dhënë mbështetjen e duhur. /Telegrafi/