Site icon Telegrafi

Elita Rudi i kundërpërgjigjet publikisht ndjekëses që i tha se emri “Zëri” që ia ka vendosur djalit është kot

Foto: Gjiko/Instagram

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ka afro tash e dy vite që janë bërë prindër për herë të parë.

Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Zëri, e që është pëlqyer nga shumë prej përkrahësve të çiftit, por ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer si emër.

Një ndjekëse në Instagram i ka shkruar së fundmi bukuroshes Rudi, duke i replikuar në një fotografi që ajo publikoi në InstaStory, ku shfaqte një imazh të sajin dhe të Zërit pak pas ardhjes në jetë të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Emër Zëri?? Hej zot u bëftë 100 vjet por edhe ju andej nga Shqipëria emra palidhje, zaëri, ajka etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës se si mund të tallen të tjerët. Ta them nga eksperienca personale. Klb”, ka qenë mesazhi i shkruar nga ndjekësja.

Foto: Elita Rudi/InstaStory

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe shumë përgjigja e Elitës, e cila ia ka kujtuar ndjekëses që të dy emrat në fjalë, janë emra puro shqip.

“Zonjë e dashur, paqtë shëndet gjithmonë djali yt, Noi, por mos e baj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje”, ka qenë përgjigja e Elitës.

Të njëjtën, Rudi e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke e bërë kështu replikën e saj publike. /Telegrafi/

Exit mobile version