Telegrafi

Elita Rudi ja shpreh dashurinë Gjikos për Shën Valentin me një video nga kujtimet së bashku

Elita Rudi dhe Gjiko janë duke shijuar edhe martesën në dashuri, po aq sa lidhjen.

Dyshja që janë pa dyshim çifti më i bukur në estradë, ka gati tri vjet që janë në lidhje.

Ata shijuan shumë momente së bashku të cilat i bënë publike në rrjetet sociale.

Vet Elita ka realizuar një video të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram dhe ku hapur ja ka shprehur dashurinë Gjikos.

“Të dua Asdren Gjikolli. #ValentiniIm”, ka shkruar Elita.

Edhe Gjiko u shpreh në koment mjaft i dashuruar në Elitën, duke i kursyer fjalët për shtëpi.

Elita pritet që këto ditë të sjellë në jetë fëmiun e parë të saj dhe reperit. /Telegrafi/