Elita Rudi dhe Gjiko janë duke shijuar edhe martesën në dashuri, po aq sa lidhjen.
Dyshja që janë pa dyshim çifti më i bukur në estradë, ka gati tri vjet që janë në lidhje.
Ata shijuan shumë momente së bashku të cilat i bënë publike në rrjetet sociale.
Vet Elita ka realizuar një video të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram dhe ku hapur ja ka shprehur dashurinë Gjikos.
“Të dua Asdren Gjikolli. #ValentiniIm”, ka shkruar Elita.
Edhe Gjiko u shpreh në koment mjaft i dashuruar në Elitën, duke i kursyer fjalët për shtëpi.
Elita pritet që këto ditë të sjellë në jetë fëmiun e parë të saj dhe reperit. /Telegrafi/