Telegrafi

Elita Rudi feston ditëlindjen e 28-të, duket atraktive në një nga paraqitjet e fundit gjatë pushimeve në Turqi

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Sot (e hënë) është një ditë mjaft e veçantë për prezantuesen e njohur shqiptare, Elita Rudi.

Kjo ngase feston ditëlindjen e 28-të dhe me këtë rast nuk mungoi një kremte speciale e organizuar në Turqi, ku edhe po shijon pushimet me bashkëshortin e saj, Gjikon dhe fëmijët e tyre.

E njëjta së fundmi ka ndarë një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, në të cilën shfaqet në formë të mahnitshme.

“Vajza e ditëlindjes. 28”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Pas hitit të publikuar, Gjiko shijon pushimet me familjen në Turqi

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke i dëshiruar më të mirat.

Elita ndërkaq këto ditë është nisur për në shtetin turk së bashku me partnerin e saj, me të cilin ndan edhe dy fëmijët: Zërin dhe Botën.

Bukuroshja vitet e fundit ka qenë më e tërhequr nga ekrani, për shkak të angazhimeve në jetën personale. /Telegrafi/