Sot (e hënë) është një ditë mjaft e veçantë për prezantuesen e njohur shqiptare, Elita Rudi.
Kjo ngase feston ditëlindjen e 28-të dhe me këtë rast nuk mungoi një kremte speciale e organizuar në Turqi, ku edhe po shijon pushimet me bashkëshortin e saj, Gjikon dhe fëmijët e tyre.
E njëjta së fundmi ka ndarë një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, në të cilën shfaqet në formë të mahnitshme.
“Vajza e ditëlindjes. 28”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke i dëshiruar më të mirat.
Elita ndërkaq këto ditë është nisur për në shtetin turk së bashku me partnerin e saj, me të cilin ndan edhe dy fëmijët: Zërin dhe Botën.
Bukuroshja vitet e fundit ka qenë më e tërhequr nga ekrani, për shkak të angazhimeve në jetën personale. /Telegrafi/