Telegrafi

Elita Rudi duket mahnitëse në veshjen tradicionale shqiptare: Nuse Dukagjini

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi është ndër femrat më të komentuara të showbizz-it shqiptar dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Moderatorja bën postime të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 900 mijë ndjekës.

Edhe së fundmi, Elita mahniti fansat e saj teksa pozoi e veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Prezantuesja gjakovare dukej plot shkëlqim në imazhin dhe video që publikoi, ndërsa mori komente të shumta pozitive nga ana e miqve dhe fansave të saj të shumtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

Ndërkohë, kujtojmë që pas një pauze të gjatë, Elita ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt televiziv.

Kujtojmë që moderatorja prej vitesh është e martuar me reperin e njohur nga Peja, Gjiko, dyshja janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/