Telegrafi

Elita Rudi i përgjigjet fansit: Drejt po tregoj, nuk kam operacione plastike

Foto: Elita Rudi/Instagram

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk heziton që herë pas here t’u jep mundësinë ndjekësve për të parashtruar pyetje për jetën e saj dhe në të kundërtën ajo të përgjigjet.

Një gjë të tillë, Elita e ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta ndjekësve të saj.

Njëri nga fansat e kishte pyetur bukuroshen nëse kishte operacione plastike, me kusht që të thoshte të drejtën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dhe përgjigja e Elitës duket të ketë qenë e thjeshtë: “Oh të drejt po të tregoj që s’kam”.

Foto: Elita Rudi/Instagram

E njëjta gjithashtu tregoi se është duke punuar fort për t’u rikthyer me një projekt televiziv, që do të jetë ndryshe nga formati i saj i dikurshëm “Elite Show”.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Kjo pauzë e prezantueses nga televizion vjen pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Gjiko, u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/