Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, për një kohë ka vendosur të pauzojë me paraqitjen televizive.
Por, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka qenë aktive me postimet e përditshmërisë, përfshirë edhe ato nga udhëtimet.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka bërë të ditur se djali i saj, Zëri feston ditëlindjen e dytë.
“Asnjëherë nuk do ta harroj momentin kur të mora në krahët e mi. Për mua, ti je arrija më e madhe e jetës.
sakrifikova gjithçka nga karriera ime që të kujdesesha më mirë për ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Elita përndryshe ndau edhe një video interesante, duke mbledhur momentet më të lumtura të djalit.
Kujtojmë se ajo dhe Gjiko janë në pritje edhe të fëmijës së dytë, që do të jetë vajzë. /Telegrafi/