Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, javë më parë konfirmoi se është në pritje të ëmbël.
Ajo njëherësh është mjaft aktive dhe ndan me fansat vazhdimisht fotografi e video të ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.
Moderatorja këtë herë është bërë nostalgjike për verën, teksa ka publikuar një fotografi atraktive të realizuar gjatë pushimeve.
Rudi shfaqet në formë të mahnitshme në bikini të bardha, pavarësisht barkut të rrumbullakosur.
“Mendojsha që mu ka fry shumë barku, vera 2020”, ka shkruar ajo.
Elita ndryshe është e martuar për më shumë se një vit me reperin Gjiko, teksa çifti së bashku kanë një djalë të quajtur, Zëri.
Të njëjtit së shpejti do bëhen prindër për herë të dytë, të një vajze. /Telegrafi/