Elita Rudi dhe Gjiko janë më të dashuruar se kurrë.
T’i shohësh rrugëve në Prishtinë me veturën e tyre Porsche është një gjë e zakontë.
Ata janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe momentet së bashku nuk i fshehin.
Çifti më i dashur i estradës sigurohen që të duken sa më të lumtur në paraqitjet e tyre në publik.
Bukuroshja shqiptare ka kohë që ka nisur romancën me Gjikon, reperin i cili shënoi sukses jetësor këtë vit në skenën muzikore.
Ai publikoi një seri hitesh duke pushtuar skenën muzikore dhe duke qenë artisti më i kërkuar i kësaj vere.
Gjiko dhe Elita ende s’kanë zbuluar nëse do të martohen, por ajo që dihet ëshe se ata kalojnë shumicën e kohës së bashku dhe ka dyshime për një bashkjetesë të mundshme të tyre.
Mbetet të shihet nëse ata do të ndërmarrin edhe ndonjë hap tjetër drejt një fejese të mundshme. /Telegrafi/